Tilerson pas incidenteve në Sharlotsvil: Trampi flet në emër të vet

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson bën me dije se nevojitet të ndahen vlerat e presidentit amerikan Donald Tramp nga vlerat amerikane kur bëhet fjalë për racat, duke theksuar se Trampi flet “në emër të vet”.

Mediat amerikane vlerësuan se me këtë deklaratë duket se Tilerson e hodhi poshtë përgjigjen e presidentit të SHBA-së për dhunën që ndodhi gjatë marshit në Sharlotsvil në Virxhinia, kur Trampi i akuzoi të dyja palët. Kjo deklaratë e Trampit shkaktoi reagime të bujshme në SHBA, ku opinioni i atjeshëm është i zemëruar që ua ka drejtuar gishtin nazistëve dhe antisemitëve në kërkimin pas fajtorit.

Sekretari i shtetit të SHBA-së për “Foks njuz Sandej” theksoi se përkushtimi i kombit është i padiskutueshëm në luftën kundër padrejtësisë racore.

Në pyetjen, çfarë është komenti i tij për vlerat e Trampit, Tilerson u përgjijg “presidenti flet në emër të vet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button