Hapet procedurë disiplinore për administratorët që kanë marrë rrogë duke qëndruar në shtëpi

Revizioni i Brendshëm në kuadër të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë nëpërmjet kumtesës konfirmon se një numër i madh i personave zyrtarë nga 80 deri 166 (numri ndryshon) që kanë qenë të punësuar nga ana e ish gjeneralit të përgjithshëm, nuk kanë shkuar në punë, ndërsa kanë marrë rrogë, njofton Portalb.mk.

“Pagesa e rrogës sipas Revizionit të Brendshëm është bërë për detyrën e pakryer që është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie të punës si dhe Ligjin për zyrtar administrativ. Në vitin 2016 për 166 zyrtarë shtetëror që nuk kanë ardhur në punë janë paguar 50.776.872 denarë ose pothuajse 830.000 euro me të cilën shumë është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në pajtim me gjetjet nga revizioni i kryer, formon komision dhe është e hapur procedura disiplinore kundër personave të punësuar, e cila, në pajtim me Kodin Zgjedhor, punën e vet do ta vazhdojë pas kryerjes së zgjedhjeve lokale.  Qeveria e Republikës së Maqedonisë deklarohet se ekziston përgjegjësi e mundshme edhe te  punëdhënësi dhe te punëtoret. Pas kryerjes së procedurës disiplinore Qeveria do ta informojë opinionin për rrjedhën e mëtejme të procedurës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

LEXO: Rashkovski: Ish qeveria ka harxhuar 800 mijë euro për ushtarët partiak që nuk kanë shkuar në punë (dokumente)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button