A ka përveshur mëngët më seriozisht Edi Rama për zgjidhjen e çështjeve shqiptare në Maqedoni?

Hapja e Ministrisë së Shtetit për Shqiptarët jashtë Shqipërisë në krye të së cilës do të qëndrojë Pandeli Majko, nuk paraqet retorikë e zakonshme diplomatike, por një hap konkret i cili do t’i kanalizojë marrëdhëniet dhe përgjegjësitë e shtetit shqiptar ndaj çështjeve të pazgjidhura shqiptare në Maqedoni, komentojnë për Portalb.mk njohësit e çështjeve diplomatike në Maqedoni, Selim Ibrahimi dhe Lura Pollozhani.

Megjithatë, Ibrahimi dhe Pollozhani vlerësojnë se që të parashihen efektet e kësaj Ministrie duhet të analizohet programi qeveritar i Shqipërisë.

Selim Ibraimi“Që nga viti 1992, qeveritë shqiptare në disa aspekte kanë pasur retorikë të ngjashme, por që politika e jashtme e Shqipërisë në praktikë nuk ka treguar hapa konkrete për zgjidhjen e çështjeve që i tangojnë shqiptarët në Maqedoni. Fillimisht duket se Rama me këtë ministri po merr një barë të madhe, por duke e pasur parasysh se çështja shqiptare jashtë kufijve administrativ duhet të koordinohet në çdo hap me pjesëtarët e partive politike shqiptare, paraprakisht duhet të kanalizohen detyrat. Parë nga ky këndvështrim, nga kjo ministri e re presim diçka konkrete, sepse ministri Pandeli Majko ka treguar se e njeh çështjen shqiptare jashtë Shqipërisë dhe ka shprehur interesim të madh për të. Por që të parashihen hapat duhet të analizohet programi qeveritar i Shqipërisë”, tha Portalb.mk për Ibrahimi.Lura Pollozhani

Sipas njohjes së çështjeve diplomatike, Lura Pollozhani “formimi i Ministrisë së Shtetit për Diasporën është në linjë me politikat e Shqipërisë sa i përket diasporës së saj dhe përputhet me Kushtetutën e Shqipërisë. Sa për të priturat konkrete, nuk mund të thuhet asgjë pa pasur dokumente zyrtare që vijnë nga Qeveria e Shqipërisë dhe detaje mbi buxhetin e Ministrisë”, tha ajo për Portalb.mk.

Kujdesi ndaj shqiptarëve të Maqedonisë parashihet me Kushtetutën e Shqipërisë, gjë e cila u pa gjatë nënshkrimit të Platformës Shqiptare për të cilën kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama lehtësoi komunikimin e liderëve shqiptarë në Maqedoni, sërish ajo u keqinterpretua nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm politik në Maqedoni, duke aluduar se Rama “përzihet” në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se cenon integritetin territorial të Maqedonisë.

Që t’ju iket keqkuptimeve të ngjashme në të ardhmen, Selim Ibrahimi vlerëson se roli dhe kufijtë e kësaj Ministrie të re në Shqipëri duhet të përcaktohen qartë.

“Duhet kemi kujdes që çështjet e kujdesit nga kjo Ministri të mos vijnë në atë nivel që të kritikohen nga faktori ndërkombëtar dhe të keqinterpretohen. Kjo ministri duhej të luaj rol pozitiv dhe do të jetë kompetent sa i përket problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët”, tha Ibrahimi.

Sipas Pollozhanit, roli i Ministrisë së re në Qeverinë e Shqipërisë mund të jetë i ngjashëm si i Ministrisë së Diasporës në Kosovës, e cila merret me dirigjimin ekonomik të diasporës kosovare

“Kosova ka një Ministri të tillë dhe Ministria e Shqipërisë mund të funksionojë si e Kosovës e cila merret me dirigjimin e zhvillimit ekonomik nëpërmjet diasporës”, vlerësoi Pollozhani.

Përndryshe, ashtu siç edhe u paralajmërua, me shpalljen e ministrave të përbërjes së re qeveritare “Rama2” u bë e ditur edhe emërimi ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko, në krye të Ministrisë së Shtetit të Shqiptarëve jashtë Shipërisë. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kjo Ministri e veçantë vjen pasi që bota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë po merr përmasa të reja

“Sepse marrëdhënia e shqiptarëve në rajon kërkon një vëmendje më të madhe. Po ashtu dhe bota e shqiptarëve jashtë atdheut ka marrë përmasa të reja”, kishte thënë Rama.

Kush është Pandeli Majko, ministri për Shqiptarët Jashtë Shqipërisë?

Image result for kush është pandeli majkoPandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986- 1992. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000. Majko ka një karrierë të pasur politike e cila nisi si kryetar i FRESSH në vitet 1992- 1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes në qeveritë socialiste.

Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999, periudhën e luftës së Kosovës, ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 – 1998. Sot është kryetar i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në pesë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button