AUV: Do të regjistrohen prodhuesit individualë të mjaltit

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) paralajmëron regjistrim të prodhuesve të mjaltit dhe deklarimin e tij të detyrueshëm me numër të qartë të theksuar të analizës së zbatuar për siguri dhe cilësi.

Qëllimi i këtij aktiviteti prioritar, siç thotë drejtori i AUV-së Zoran Atanasov, është ngritja e nivelit të sigurisë së konsumatorëve dhe minimizimi i falsifikimit të mjaltit.

Regjistrimi, sipas Atanasov, do të mundësojë kontroll konkret në prodhimtari dhe deponimin e tij në programet për kontroll dhe monitorim të AUV-së.

Bletarët veçmë kanë hyrë në sistem, AUV-ja i ka evidentuar si rritës të bletëve, por në mënyrë shtesë do të njoftohen se duhet të regjistrohen.

храна и ветеринарство

Në Maqedoni ka rreth 6.000 rritës të bletëve dhe 240.000 familje të bletëve. Marketet shesin mjaltë prej 13 operatorë të akredituar të cilët blejnë dhe paketojnë, por, nëpër tregjet e gjelbra dhe rrugë masivisht shitet mjaltë nga prodhuesit të cilët nuk janë të regjistruar.

Mjalti në markete, pohon Atanasov, nuk është falsifikat, por ka raste të lëshimit të cilësisë.

Shërbimet inspektuese kanë zbatuar rreth 80 kontrolle të shitjes së mjaltit dhe prodhuesve të bletëve në tregjet e gjelbra dhe në lokacionet adekuate ku shitet ky lloj i prodhimit, ndërsa gjatë verës, kontrolle të përforcuara zbatohen edhe në objektet e shitjes me pakicë në të gjitha vendet e banuara.

денови на македонскиот мед

Në vitin 2016, nga vendi janë regjistruar edhe 23 eksportues ku në tregjet e huaja janë hedhur në treg 120.390 kilogramë mjaltë me prejardhje nga Republika e Maqedonisë.

Deri te Sektori për Mbrojtje të Konsumatorëve pranë AUV-së vjet janë parashtruar vetëm dy parashtresa nga konsumatorët të cilët kishin të bëjnë me cilësinë e mjaltit. Pas kontrollit të kryer inspektues është konstatuar se parashtresat janë të pabaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button