Fëmijët në Raka, “të torturuar” me vite

Fëmijët që ikin nga qyteti verior i Sirisë, Raka, i cili është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në vitin 2014, janë torturuar me vite, tha organizata bamirëse Save the Children, transmeton REL.

Grupi me seli në SHBA tha se fushata bombarduese ka rritur “ankthet” e fëmijëve në kryeqytetin e vetëshpallur të Shtetit Islamik.

“Fëmijët e Rakas mund të duken normalë nga jashtë, por nga brenda shumica vuajnë nga ato që kanë parë”, tha drejtorja e Save the Children, Sonia Khush.

“Ne rrezikojmë të dënojmë një brez fëmijësh me vuajtje të përjetshme, nëse gjendja e tyre mendore nuk trajtohet”, tha ajo.

Save the Children tha se mund të duhen dekada për këta fëmijë që t’i kapërcejnë vështirësitë psikologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button