Të ndjerit fajtorë: Ja si të tjerët përpiqen t’ju manipulojnë emocionalisht
Manipulimi është “buka e përditshme” e shoqërisë në të cilën jetojmë dhe askush nuk mund të mohojë që e ka praktikuar apo vuajtur gjatë ekzistencës së vet. Të mësosh si të njohësh manipulimin emocional është mënyra më e mirë për ta shmangur atë. Për ta bërë këtë, megjithatë, para së gjithash duhet të dini se çfarë është me të vërtetë manipulimi.
Pikasni manipulimin dhe mos u ndjeni fajtor!
• “Bëj ç’të duash”: kur ekziston një situatë pushteti mes dy personave, ku personi që manipulon ka opsionin më të favorshëm, ai mund të kërcënojë personin e manipuluar, duke i kujtuar se mund të humbasë disa përfitime, nëse nuk bën atë që i kërkohet. Shfaqja më e dukshme është kur një anëtar i familjes ose miku juaj, ju thotë se nëse nuk e bëni një gjë të caktuar, marrëdhënia me të do të kompromentohet për shkak të kësaj.
• “Eh ç’kam bërë unë për ty”: është manipulimi më tipik dhe që përdoret më shumë nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Të qënit të bashkuar me këtë “të japësh, që të marrësh” është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë të tjerët të ndjehen fajtorë.
• “S’ka gjë, s’ka gjë”: pas kësaj deklarate ndjek një heshtje e gjatë dhe zakonisht një gjuhë joverbale që shoqëron një zemërim. Kjo është një teknikë unike për t’i bërë të tjerët të ndjehen fajtorë.
• “Po nuk e bëre ti, nuk e bëj as unë”: pas kësaj deklarate të butë qëllimesh të mira, ekziston një manipulim i fortë i fshehur, ku ai që manipulon i bën apel aftësisë së tjetrit për të shfaqur dhembshuri.
• “Pa ty, unë nuk jam asgjë”: Viktimizmi është një mënyrë shumë bazike për të bërë të tjerët të ndihen fajtorë, por shumë efektive. / Bota.al