Tragjedi në Austri, pesë persona e kanë humbur jetën

Pesë persona e kanë humbur jetën, njëri është i lënduar rëndë në fatkeqësinë që ndodhi në malin në krahinën federale austriake Salcburg, lajmëroi agjencia  austriake APA.

Fatkeqësia ka ndodhur në vendin Manikarshart, në malin në jugperëndim nga Salcburgu.

Kryqi i Kuq kumtoi se sipas informacioneve fillestare, grupi alpinist kanë rënë në momentin kur kanë qenë të lidhur me të njëjtin litar.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar pesë helikopterë për shpëtim.

Kryqi i Kuq thekson se tani për tani nuk është konfirmuar kombësia e alpinistëve të pësuar.

Bëhet fjalë për aksident më të rëndë këtë sezon në Aplet austriake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button