Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Zaev: Do të votohet

Kryeministri i Maqedonisë Zev, gjatë Samitit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës ka folur edhe për ligjin e gjuhës shqipe, e cila ka ngjalluar shumë debat në Shkup, pasi kundërshtohet fort nga opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Gruevski, njofton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Zaev deklaroi se ligji për gjuhën shqipe tani është pjesë e programit dhe do te miratohet ne Parlament, ndërsa ftoi edhe opozitën që ta votojë.

“Ligji është pjesë e programit tonë qeveritar, do të diskutohet në Parlament. Ftoj opozitën që ta pranojë këtë ligj.

Ne duam ta miratojmë këtë ligj, është në të mirë të qytetarëve tanë dhe ne duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Pas votimit të tij, Komisioni Evropian dhe Gjykata Kushtetuese do të japë fjalën e fundit” deklaroi ai.

Përsa i përket votës së Maqedonisë në UNESCO, Zaev ka deklaruar se nuk është vendosur se si do të jetë vota e Shkupit, pas tensionit me Serbinë.

Kryeministri i Maqedonisë nga Durrësi deklaroi se Shkupi dhe Beogradi kanë shumë interesa të përbashkëta dhe perspektivë evropiane.

Zoran Zaev deklaroi se dy vendet mund të punojnë në përmirësimin e ekonomisë e cila do të mundësonte jetë më të mirë për të gjithë.

“Ngjarja e përbashkët në planin ekonomik të shteteve të rajonit para Evropës do të thotë krijim të tregut më të madh dhe interes më të madh për investim në shtetet tona, ndërsa me të edhe investime të reja dhe vende të reja pune për qytetarët tanë.

Rajoni është i drejtuar drejt paqes dhe të ardhmes së përbashkët në integrimet euro-atlantike. Ka klimë pozitive për bashkëpunim dhe kjo do të kontribuojë ndaj përparimit të shteteve në integrimet euro-atlantike.

Maqedonia me Serbinë kanë shumë interesa të përbashkëta, perspektivë evropiane, dhe mund të punojnë në përmirësimin e ekonomisë e cila do të mundësonte jetë armë të mirë për të gjithë” ka deklaruar Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP