Ja kur do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu – Partizan Beograd

Pas hedhjes së shortit të Europa League, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve që Skënderbeu ka për të luajtur në grupe, teksa skuadra e Ilir Dajës e nis garën në transfertë ndaj skuadrës së Dinamos së Kievit.

Ndeshja e parë luhet më 14 shtator, ndërkohë që dy javë më pas në “Elbasan Arena” vjen Jang Bojsi. Më 19 tetor korçarët presin Partizanin dhe ia kthejnë vizitën më 2 nëntor.

Në fund të nëntorit luhet përballja me Dinamon e Kievit në Elbasa, ndërsa e fundit në grup luhet në fillim të dhjetorit, kur Skënderbeu do të udhëtojë drejt Zvicrës për t’u përballur me Jang Bojs.

Grupi B
Dinamo Kiev
Partizan Beograd
Jang Bojs
Skënderbeu

Kalendari i ndeshjeve të Skënderbeut

14.09.2017 – Dinamo Kiev–Skënderbeu
28.09.2017 – Skënderbeu–Jang Bojs
19.10.2017 – Skënderbeu–Partizan Beograd
2.11.2017 – Partizan Beograd–Skënderbeu
23.11.2017 – Skënderbeu–Dinamo Kiev
7.12.2017 – Jang Bojs–Skënderbeu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button