Han: Problemi Maqedoni- Serbi u zgjidh shpejt pa përfshirjen e BE-së

Problemi diplomatik ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë u paraqit dhe u zgjidh ashtu shpejt që nuk pati nevojë për përfshirjen e Bashkimit Evropian, deklaroi eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim të BE-së Johanes Han në konferencën e sotme për shtyp në Durrës.

“Gjithsesi do të doja të njihem më mirë me shkaqet për këtë problem, por është mirë se tashmë ekziston lidhje e besueshme ndërmjet liderëve të të dy vendeve dhe atë që realizuan bisedë të shpejtë telefonike”, tha Han.

Ai theksoi si pozitive, mënyrën në të cilën ishte zgjidhur problemi që tregon se ekziston zhvillim pozitiv në rajon dhe se shpreson se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Biseda e parë ndërmjet dy liderëve tregon se ekziston vetëbesim te politikanët për tejkalimin e këtyre çështjeve dhe pritja ime është se punët e këtilla janë ngjarja nga e kaluara”, shtoi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button