Kopja e “frikshme” e Selena Gomez #FOTO

Në fakt, duket sikur janë dy Selena Gomez në botë. Pak a shumë. Pasi u zbulua sozia e supermoles së njohur Gigi Hadid, interneti u fiksua për të zbuluar më shumë sozi mes të famshmëve. Dhe tani, një modele e pazbuluar më parë ka shokuar të gjithë botën – të paktën ata që e kanë parë:

Ju prezantojmë me Sofia Solares, sozia e frikshme e Selena Gomez.

Sofia Solares është  një modele 22-vjeçare, nga Meksika, dhe jemi të sigurt se këngëtarja, pasi të dëgjojë një ditë për të, do të kërkojë patjetër një takim. Janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, madje në shumë foto gati identike, kanë të njëjtët flokë, vetulla të trasha, madje edhe formën e buzëve.

Ngjashmëria e Sofias më yllin e “Bad Liar” është e pabesueshme. Janë gati si dy motra binjake, por më e bukura e gjithë kësaj është se Solares është një fanse e çmendur e Selena Gomez!

“Më pëIqen shumë Selena Gomez, jam fanse e çmendur e saj dhe, natyrisht, është ëndërr për mua nëse një ditë ajo të mësojë për ekzistencën time dhe të më kushtojë disa sekonda për të më shkruar diçka!” – tha Solares për E!News. “… Do të qaja nga lumturia.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button