Osmani: Nuk duhet që të lëshojmë asnjë euro nga mjetet IPA

Nuk duhet që të lëshojmë asnjë euro nga mjetet IPA, paratë duhet t’i përdorim për evropeizimin e shtetit, ndërsa procesi duhet të jetë transparent në tërësi, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Ai paralajmëroi master plan nga tipi 3-6-9 i cili duhet t’i definojë dobësitë dhe arsyet për mosshfrytëzimin e mjeteve, por edhe do të parashikojë masa për tërheqjen maksimale të parave evropiane.

Këmbënguljet e Qeverisë janë, theksoi nga Programi aktual IPA 2 të tërhiqen të paktën 90 për qind dhe ato të realizohen në reforma për afrimin  e vendit drejt BE-së, por edhe në projekte konkrete për arritjen e standardit jetësor evropian.

“Së bashku me organizatat joqeveritare dhe të gjithë faktorët e tjerë të involvuar do të bëjmë plan të mirë që do të fillojmë në mënyrë agresive ta implementojmë për, deri në euron e fundit që t’i vendosim në funksion këto para, të cilat i kemi donacion nga BE, në jetën evropiane të qytetarëve”, tha Osmani.

Opinioni, shtoi, se deri tani nuk ishte tërësisht i njoftuar për IPA për këtë shkak prioritet do të jetë ky sistem kompleks që tërësisht të nxirret nga hija.

“Qytetarët duhet të dinë se Maqedoni ka mundësi të rrallë që të shfrytëzojë paratë e qytetarëve të BE-së. Na jepet mundësia që të tregojmë se jemi të aftë për këtë dhe periudha e deritanishme ishte një lloj testi për ne. Maqedonia është njëra nga shtetet e rralla të cilës  i është dhënë vetë t’i shpenzojë këto para”, theksoi zëvendëskryeministri.

“Sekretariati për Çështje Evropiane  ka bërë shqyrtim për 10 vitet e fundit, pasi ka filluar shfrytëzimi i IPA mjeteve, nga viti 2007 e këndej. Nga IPA1 janë shfrytëzuar rrrth 70 për qind, ndërsa paratë e tjera, gjithsej 150 milionë euro, janë kthyer mbrapa. Këto janë para të mëdha për Maqedoninë kur na duhet çdo denar që ta përmirësojmë jetesën dhe ta afrojmë shtetin”, tha Osmani.

Përgatitja e projekteve dhe aplikimeve, si dhe rrjedhja e kuadrit i cili trajnohet në institucionet, por pastaj shkon në sektorin privat për shkak të ofertës më të mirë financiare, janë dobësitë kyçe të detektuara deri më tani.

“Vendet e rajonit kanë bërë revolucion në infrastrukturë, pikërisht me para të IPA. Maqedonia duhet t’i vendosë në funksion këto mjete të qytetarëve të BE-së, të cilat nuk është patjetër të na i japin neve. Duhet si shtet të tregojmë kapacitet”, shtoi zëvendëskryeministri.

Duke u përgjigjur në pyetjen gazetarëve, Osmani tha se është e mundur të ketë pasur ndonjë keqpërdorim apo keqmenaxhim me IPA mjetet deri më tani, por kjo do të duhet edhe zyrtarisht të konfirmohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button