Kaos në Indi, të paktën 30 të vdekur në protestat e dhunshme

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe qindra janë lënduar në trazirat rrugore dhe protestat e dhunshme në qytetin Pankhula, në Indinë veriore, pasi Gjykata dënoi për dhunim një lider të njohur fetar.

Sipas policisë, numri më i madh i viktimave besohet se janë ithtarë të Gurmet Ram Rahim Sing (50), të gjithë  janë të zemëruar që guru i tyre, të cilit i besojnë verbërisht, është shpallur fajtor.

Madje 2.500 ithtarë të Singut janë arrestuar.

Demonstruesit e hidhëruar shkatërronin gjithëka që u dilte në rrugë, thyni automobila dhe i djegnin automjetet e kompanive televizive që raportonin për vendimin e gjykatës, duke kërkuar nga gazetarët të publikojnë se guru i tyre nuk është fajtor.

Policia në qytet kumtoi se situata dhe më tej është e tensionuar, por autoritetet dalëngadalë po vendosin kontroll në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button