Ramkovski: Kam gabuar që i kam ndihmuar Gruevskit të vijë në pushtet në vitin 2006

“Gabimi im kryesor ishte se kam hyrë shumë në politikë”, kështu ka thënë në intervistë për “Slloboden Peçat” pronari i Televizionit tashmë disa vite të mbyllur A1, Velia Ramkovski i cili këto ditë ka dalë nga burgu, njofton Portalb.mk.

“Unë jam biznesmen. Politika kërkon politikan të profesionalizuar. Unë, si biznesmen zbatova rregulla dhe parime që vlejnë në biznes, matematikë, ndërsa politika nënkupton kompromis, kuptim, rrallë matematik. Dhe mendoj se këtu ishte gabimi që asnjëherë s’do ta përsërisja. Politika është për politikanë”, tha Ramkovski.

Ai shtoi se gabimi tjetër që e ka bërë është se ka ndikuar që Nikolla Gruevski të vijë në pushtet në vitin 2006 dhe kërkoi që Qeveria e re e Zoran Zaevit të marrë kohë ta anëtarësojë Maqedoninë në NATO dhe BE.

“Qeveria e LSDM-së në krye me Buçkovskin ishte në pragun që ta anëtarësojë Maqedoninë në NATO dhe BE. Nuk them se me përzierjen time në politikë i ka vendosur zgjedhjet, por kam pasur rol të madh që Gruevski të vijë në pushtet, pastaj 11-të vite ta largojë Maqedoninë nga BE dhe NATO, të bëjë gjithçka që bëri. Dhe kushedi, mundet që unë ta kisha paguar gabimin tim me gjitha këto vite të kaluara në burg. Mundet që edhe kjo është ndonjë far drejtësie”, tha Ramkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button