Osmani: Më e rëndësishme është prokurori i ri të jetë ekspert dhe partikisht neutral

Të respektohen Ligji dhe procedurat, që të zgjidhet ekspert i cili  do të jetë neutral nga ana partiake dhe i cili do të kthejë dinjitetin e institucionit, tha sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me emrin e prokurorit të ri publik.

Para fillimit të tribunës për shfrytëzimin më të madh të IPA mjeteve, Osmani theksoi se BDI-ja dëshiron që në këtë pozicion të vijë një shqiptar, por para së gjithash është e rëndësishme, siç tha, ai të jetë ekspert.

“Megjithatë kërkojmë përfaqësimin e barabartë në institucionet dhe kjo nuk është pjesë e çfarëdolloj ndikimi politik. Madje edhe në gjyqësi kërkojmë që të ketë shqiptarë gjykatës, por kjo nuk nënkupton se Qeveria ose BDI-ja  përzihet në sistem. Vetëm duam që të respektohet Kushtetuta”, theksoi zëvendëskryeministri Bujar Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button