LDK e VV konsultohen për ndërtimin e institucioneve, PDK përjashtohet

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar sot një takim për të diskutuar rreth harmonizimit të programeve për bashkëpunim.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se si LDK do të bëjë përpjekje që të ndërtohen institucionet e Kosovës, por pa PDK-në.

“Nuk do ta përkrahim asnjë qeverisje ku merr pjesë PDK. Me VV jemi të hapur. Sot ka pasur një takim në mes Lufti Hazirit dhe Albin Kuriti që të shihen mundësitë e bashkëpunimit dhe nëse do të arrijmë pajtueshmëri që të implementojmë një program të përbashkët, ne do të jemi të gatshëm t’i ofrojmë vendit një qeverisje të përbashkët, gjithmonë duke respektuar Kushtetutën”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për 4 marrëveshjet e arritura para dy vjetëve në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ka mbetur pa u implementuar Marrëveshja për Asociacionin, e cila duhet të implementohet nga qeveria e ardhshme, pastaj është realizuar Marrëveshja për Telekomin, por ka mbetur peng Marrëveshja për Energji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button