OKB thirrje për ndërprerjen e bombardimeve në Raka

 Jan Egeland, këshilltari i Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura-s, për evakuimin e më shumë se 20 mijë civilëve që janë bllokuar në qytetin Raka të Sirisë ka bërë thirrje për ndërprerjen e bombardimeve të cilat vazhdojnë nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA). 

Egeland ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas takimit të grupit të punës për qasjen humanitare të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë nga Grupi Ndërkombëtar për mbështetjen e Sirisë.

Pasi ka vënë në dukje se në Siri ndodhen ende 11 rajone nën rrethim dhe se në këto rajone jetojnë 540 mijë civilë Egeland tha “Shumica e këtyre rajoneve janë nën rrethimin ushtarak. Nuk mund të dërgohen ndihma humanitare, civilët nuk mund të veprojnë lirshëm”. Ndër të tjera ai ka tërhequr vëmendjen se 8 nga 11 rajonet ndodhen nën rrethimin e regjimit të Sirisë.

Egeland ka theksuar se 20 mijë apo më shumë civilë të bllokuar në 5 lagje në qytetin Raka i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë po përpiqen të largohen, dhe ka shtuar më tej se nuk gjen fjalë për të përshkruar situatën e këtyre civilëve.

Thirrje për ndërprerjen e bombardimeve në Raka

Ndër të tjera ai ka nënvizuar se civilët në qytet ndodhen nën sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe sulmeve të rënda nga artileritë e Forcave Demokratike të Sirisë të përbërë nga organizata terroriste PKK/PYD.

“Humbjet civile janë të mëdha. Sikurse vërehet civilët nuk mund të largohen nga rajoni”, është shprehur Egeland duke vënë theksin se është pikërisht koha për të menduar ndërprerjen e bombardimeve në mënyrë që civilët të evakuohen nga rajoni. Më tej ai ka paralajmëruar se në të kundërt DEASH-i do të vazhdojë të përdorë civilët si “mburojë të gjallë”.

“Madje as nuk mund ta imagjinoj që në botë mund të ketë ndonjë rajon me situatë më të keqe se këto 5 lagjet ku jetojnë më shumë se 20 mijë civilë”, është shprehur Egeland.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se OKB-ja ka mundur të mbërrijë tek 260 mijë civilët që kanë arritur të shpëtojnë nga Raka që nga qershori e deri tani, dhe se kryejnë ndihma humanitare në 50 pika për civilët e shpërngulur nga vendet e tyre. Më tej ai ka shtuar se në Idlib jetojnë 2 milionë civilë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve sirianë dhe se në këtë rajon vazhdojnë ndihmat humanitare nga Turqia.

Ndërsa pyetjes së gazetarit të AA-së në lidhje me shtyrjen e bisedimeve të paqes që ishin planifikuar të mbaheshin në muajin gusht në Astana dhe nëse do të mbahet apo jo muajin e ardhshëm në Gjenevë raundi tjetër i bisedimeve me temë Sirinë, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Remzi Ezzeldin Remzi, i është përgjigjur se bisedimet në Kazakistan pritet të zhvillohen në mes të shtatorit, ndërsa për bisedimet në Gjenevë do të vendoset pas vlerësimeve që opozitarët do të kryejnë pas takimit mes tyre në Rijad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button