Erdogan: Trump mbështet terroristët

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu shqetësimin e Turqisë përballë mbështetjes amerikane me milicët kurdë sirianë, konsideruar si terroristë nga Ankaraja, gjatë një takimi me kreun e Pentagonit, Jim Mattis, ka njoftuar presidenca turke, transmeton Syri.net.

Mattis zhvilloi sot një vizitë në Ankara ku u takua me homologun turk, Nurettin Canikli dhe presidentin, Erdogan.

Sipas burimeve presidenciale, Erdogan ka shprehur shqetësimin e Turqisë përsa i përket mbështetjes së dhënë nga SHBA-ja për Njësinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), një aleancë arabo-kurde që lufton xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri.

Uashingtoni njoftoi në muajin maj se kishte filluar livrimin e armëve për këto forca që luftojnë aktualisht kundër Raqas, bastioni kryesor i Shtetit Islamik në Siri.

Por, Turqia, anëtare e rëndësishme e NATO-s, e konsideron YPG-në si një organizatë terroriste, pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit turk (PKK), klasifikuar si terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button