Kosovë, partitë garojnë me “më të fortit” në zgjedhjet lokale

Mbrëmë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe asamblist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Siç edhe pritej, subjektet politike lanë momentet e fundit për ta kryer këtë punë.
Sidoqoftë, për këto zgjedhje, për certifikim kanë aplikuar 91 subjekte, prej tyre 35 parti, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, transmeton RTK.

Partitë politike u lavdëruan për reformim të listave në këto zgjedhje për shkak të emrave të rinj.

Listat zgjedhore të partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të mbajnë emra të shumtë të cilët për opinionin deri tani kanë qenë po thuajse të panjohur, përjashtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila në shumicën e komunave do të hyjë në garë me emrat e njëjtë nga zgjedhjet e kaluara.

Ajo që bie në sy është se për këto zgjedhje partitë politike u kanë dhënë tepër pak hapësirë grave, për të kërkuar besimin e qytetarëve për ta drejtuar një komunë. Është PDK ajo e cila hyn në zgjedhjet lokale me 3 kandidate femra dhe Alternativa e cila shpreson ta rimarrë Gjakovën me drejtuesen e saj, Mimoza Kusari – Lilën.

Kështu në 7 komunat e mëdha partitë politike kryesore parlamentare, garojnë me këta kandidat.

Në Prishtinë:

Vetëvendosje , me Shpend Ahmetin

LDK, me Arban Abrashin

PDK, me Lirak Çelajn dhe

AAK me Arbër Vllahiun

Në Prizren, pas disa mandatesh të Ramadan Mujës, PDK pretendon ta mbaj Jerusalemin e saj me Shaqir Totaj

LDK me Hatim Baxhakun,

LVV  me Mytaher Haskukën dhe

AAK me Lulzim Kabashin,

Në Mitrovicë, të cilën për një mandat të plotë e udhëhoqi Agim Bahtiri do të ketë risi në emrat e kandidatëve për të parin e komunës. Garës për Mitrovicën PDK i futet me Valdete Idrizin,

LDK me Safet Kamberin,

Vetëvendosje me Fehmi Feratin derisa AAK nuk do të ketë kandidat për këtë komunë

Garë e nxehtë pritet të jetë edhe në Gjilan, ku LDK rikandidon me Lutfi Hazirin kryetarin e deritanishëm

PDK me Zenun Pajazitin, LVV me Sami Kurteshin dhe AAK me Rexhep Kadriun.

Edhe Peja pritet që të jetë një garë e nxehtë, kjo pasi që për herë të parë garës për Pejën i hynë edhe një femër e cila pretendon ta marr pushtetin nën emblemën e PDK-së. është kjo Sabiha Shala e cila pretendon ta mposhtë kryetarin dhe kandidatin e ardhshëm të LDK-së Gazmend Muhaxheri.

AAK me Fatmir Gashin dhe LVV me Bashkim Nurbojen,

Në Ferizaj partitë kryesore politike parlamentare garojnë me këta emra.

LDK me Muharrem Sfarqen,

PDK me Agim Aliun,

LVV me Faton Topallin dhe

AAK me Xhavit Zariqin.

Edhe emrat për kryetar të komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do ta bëjnë një garë të fortë për këtë komunë, e cila në mandatin e kaluar u udhëhoq nga Mimoza Kusari – Lila, e cila do të jetë prapë kandidate nga Alternative.

Kështu garës për Gjakovën PDK i futet me Hajdar Beqën.

LVV me Driton Caushin.

LDK me Bekim Ermenin dhe

AAK me Ardian Gjinin.

Për ndryshimet e emrave të kandidatëve për kryetar komunash janë lavdëruar të gjitha subjektet politike. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë të mbajtur mbrëmë para mesnatës tha se 80 për qind e  numrit të përgjithshëm të kandidatëve për kryetar komunash në Republikën e Kosovës të nominuar nga PDK, të cilët do të garojnë për herë të parë. Edhe partitë e tjera politike kanë thënë se me emrat e rinj në lista përmes reformave do të sjellin më të mirën për qytetarët e Kosovës, në nivelin lokal. /RTK/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button