Netanjahu: Përforcimi i Iranit në Siri paraqet rrezik për Izraelin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në takim me presidentin rus Vladmir Putin, deklaroi se përforcimi i forcave izraelite në Siri paraqet kanosje për Izraelin, por edhe për tërë botën.

“Irani bën përpjekje të mëdha që të përforcojë  praninë e tij në Siri. Kjo paraqet rrezik për Izraelin, Lindjen e Afërt dhe tërë botën”, theksoi Netanjahu.

Sipas tij, Irani avancon edhe kur bëhet fjalë për kontrollin dhe ndikimin në Irak, Jemen dhe Liban. Ai e akuzoi Teheranin edhe për përkrahjen e organizatave terroriste, duke e nxitur inkurajimin e terrorit, transmeton Tanjug.

Kryeministri izraelit, gjithashtu e përdori këtë rast që të theksojë rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button