Në 24 orë janë kthyer 157 shqiptarë nga Gjermania e Franca

Kthehen nga vendet e Bashkimit Europian, kryesisht Franca dhe Gjermania disa shqiptarë që kishin kërkuar azil për motive ekonomike, apo shëndetësore, transmeton Top Channel.

Në harkun kohor të 24 orëve në aeroportin e Rinasit janë ulur 3 avionë, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca. Në total janë riatdhesuar 157 shtetas, nga të cilët 131 janë kthyer nga Gjermania dhe 26 nga Franca.

Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Masat shtesë të marra në fillim të muajit gusht kanë sjellë një rënie të shtetasve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme, të mos bien pre e mashtrimeve, të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për t’i kërkuar në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button