Gjermania e Franca kthyen 157 azilkërkues shqiptarë

Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 charterë, me shtetas shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca, ka bërë të ditur Policia e Shtetit Shqiptar.

Shqiptarët e kthyer janë kryesisht nga vendet e BE-së si Gjermania e Franca, të cilët kishin kërkuar azil për motive ekonomike dhe shëndetësore, trasmeton Top Channel.

Sipas Policisë së Shtetit janë riatdhesuar 157 shtetas, nga këta , 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca, njoftojnë medie nga Tirana .

“Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtij institucioni, masat shtesë të marra në fillim të muajit gusht kanë sjellë një rënie të shtetaseve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

“Policia e Shtetit i’u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve , të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero”, theksohet në apelin e Policisë së Shtetit drejtuar shtetasve shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button