Limaj: Nisma merr pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se deputetët e këtij subjekti politik do të jenë të pranishëm në seancën e 24 gushtit, ku pritet të vazhdohet me procedurën ende të papërfunduar të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, transmeton REL. 

Nisma për Kosovën, bën pjesë në kuadër të koalicionit PAN, bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dilemat rreth pjesëmarrjes së PAN-it në vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka filluar që nga 3 gushti i kishte shtuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk e kishte përjashtuar mundësinë që deputetët nga partitë e këtij koalicioni të mos marrin pejsë në seancë, siç kishin vepruar edhe në disa seanca paraprake.

Po ashtu, edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarët e saj kanë deklaruar se do të jenë në seancën e 24 gushtit, kur është paralajmëruar procedimi me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kandidati i propozuar për kryetar të Kuvendit nga subjekti fitues i zgjedhjeve, koalicioni PAN, është Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Vazhdimi i seancës është thirrur për të enjten, më 24 gusht, ndonëse nuk dihet nëse aty do të zgjidhet më në fund nyja politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit si hapi i parë drejt nisjes së procedurave për formimin e Qeveris së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button