Vuçiq nesër do të bisedojë me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd

Presidenti serb Aleksandar Vuqiç nesër do ta presë ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska Tipko.

Takimi  është caktuar në orën 11, transmeton Tanjug.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot përmes telefonit kanë biseduar për situatën e sapokrijuar në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Zaev dhe Vuçiq,  janë pajtuar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë çdo mosmarrëveshje eventuale në marrëdhëniet e ndërsjella do ta zgjidhin vetëm me dialog.

Siç citohet në njoftimin  e përbashkët, ata u pajtuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë  pa marrë parasysh  të gjitha dallimet politike për disa çështje të caktuara të rëndësishme politike, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë jo vetëm për ruajtjen, por edhe për përparimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit maqedonas dhe serb dhe qytetarët e të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button