Shkëndija U-19 pjesë e grupeve të Ligës së Kampioneve

Shkëndija U-19 do të luajë në grupet e “UEFA Youth League”, format i Ligës së Kampionëve për të rinjë. Duke fituar titullin e kampionit në Super Ligën e Maqedonisë për të rinjë, shpresat e Shkëndijës ishin në pritje të epilogut të disa ndeshjeve të ekipeve A në play off të Ligës së Kampioneve, pasi UEFA pikërisht përmes koeficientëve të skuadrave që kualifikohen në grupet e Ligës së Kampioneve për të rritur fiton listën e ekipeve shpresa që do të luajnë në grupe.

Kështu pas epilogut të takimeve të mbrëmshme u bë e ditur se Shkëndija përfundimisht fiton të drejtën për të qenë pjesë e grupeve të “UEFA Youth League”, ndërsa konfirmimi erdhi sot nga UEFA që përmes Federatës së futbollit të Maqedonisë njoftoi se Shkëndija U-19 si kampione e vendit do të jetë pjesë e fazës së grupeve.

Kjo është mirënjohja e rradhës për punën që bëhet në KF Shkëndija, ku paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe i kushtohet edhe punës me kategoritë e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button