Maqedoni, sekuestrohen 2.5 kg marihuanë

Në një aksion të koordinuar dhe të përbashkët në repartin për polici kriminalistike është ndaluar një kanal ndërkombëtar për transport të substancave narkotike, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2,5 kilogramë marihuanë.

Në aksionin, të zbatuar dje rreth 0rës 10:45 pas informacioneve të marra paraprakisht se do të kryhet transport ndërkombëtar të marihuanës nga Republika e Maqedonisë për në Republikën e Turqisë, kanë marrë pjesë Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materi të rrezikshme pranë SPB Shkup dhe inspektorëve doganor nga Reparti për punë operative nga Drejtoria  Doganore.

Drogën S.I. gjatë gushtit të këtij viti e ka furnizuar nga një person i panjohur nga Republika e Shqipërisë, e ka fshehur në bunkerin në rezervuarin për lëndë djegëse dhe me automjetin e njëjtë e ka transportuar në Maqedoni.

SPB Shkup kundër S.I, do të ngrejë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psihotrope dhe prekursorë. Personi S.I. në vitin 2012, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, lshtë japur gjatë tentimit të transportojë rreth pesë kilogramë drogë narkotike. Për atë vepër ishte dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë viteve dhe nga burgu ka dalë në shkurt të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button