Jakimovski: Refugjatët e Sirisë t’i marrin SHBA-ja dhe Rusia, jo Maqedonia

“Maqedonia është shtet që nuk ka bombarduar ose nuk ka marrë pjesë në bombardimin e Sirisë dhe për atë nuk ka obligim që t’i pranojë refugjatët. Kush i ka bombarduar, ai le t’i merr te shteti i tij, ndërkaq në këtë rast janë SHBA-ja  dhe Rusia”, shkruan në “Facebook”, kryetari aktual i Komunës së Karposhit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stevço Jakimovski, në lidhje me ndërtimin eventual të kampeve për refugjatët, njofton Portalb.mk.

“Nuk mundemi të pajtohemi që të na sjellin refugjatë në Komunën e Karposhit dhe t’u japin banesa, ata që thonë se komuna është e ndotur, mbipopulluar dhe mbiurbanizuar. Maqedonia duhet të pranojë refugjatë dhe ashtu është rendi, nëse ka veprime luftarake në rajon, siç ishte rasti me refugjatët e Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës. Komuna e Karposhit nuk është e gatshme që të pranojë 5.000 refugjatë nga Siria dhe t’ua rrezikojë jetën qytetarëve. Mu për këtë e nënshkruar iniciativën kundër ndërtimit të kampeve për refugjatët”, thotë Jakimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button