Strategji Kombëtare për bashkëpunim mes diasporës dhe institucioneve të Maqedonisë

Në seancën e djeshme të 24-të, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të ministrit të Marrëdhënieve me Diasporën Edmond Ademi, Qeveria miratoi Informacionin për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023.

Ky dokument i miratuar është hapi i parë në krijimin e Strategjisë Kombëtare ku për herë të parë një Qeveri, Diasporës i qaset me themel në mënyrë institucionale dhe të organizuar, thuhet në kumtesë.

Diaspora mund të jetë katalizator i rëndësishëm për progresin ekonomik dhe segment i rëndësishëm për zhvillimin e vendit prej të cilit vijnë.

Arsyet për hartimin e Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën janë: Mapimi i Diasporës, Rregullimi sistematik i prioriteteve të Diasporës, Sigurimi i mekanizmit për bashkëpunim, i cili do të jetë në dobi të përbashkët për shtetin dhe Diasporën, Thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Diasporës, Vendosja e bashkëpunimit të biznesit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Diasporës, Vendosja e bashkëpunimit në aspektin e masave të arsimit dhe politikave rinore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Diasporës.

Strategjia Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën, sa do që të duket e ndërlikuar synim do të ketë afrimin e Diasporës me Republikën e Maqedonisë, sepse është pjesë e rëndësishme dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët përkohësisht ose me punë të përhershme punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit, si dhe ata që kanë prejardhjen dhe relacionet me Maqedoninë nga më shumë aspekte: familjare, sociale, kulturore, ekonomike dhe të tjera.

Hartimi i Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën do të mundësojë bashkëpunim të afërt dhe lidhshmëri mes Diasporës dhe institucioneve shtetërore jashtëzakonisht të rëndësishme dhe me interes për të dyja palët, por jo vetëm kaq ne kemi për qëllim lidhjen e Diasporës në të gjitha fushat dhe jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë.

Prandaj, jetësimi i kësaj Strategjie Kombëtare për bashkëpunim me diasporën, nëpërmjet implementimit të më shumë masave, pozitivisht do të ndikojë në identifikimin dhe vendosjen e relacioneve dhe përkrahjen për bashkëpunim në fusha të ndryshime si në politikë, ekonomi, kulturë, arsim dhe shkencë që njëkohësisht janë katër shtyllat kryesore në të cilat themelohet Strategjia Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button