Zona industriale në Vizbeg nuk është urbanizuar dhe nuk ka infrastrukturë

Projekt: Urbanizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën industriale në Vizbeg.

Përshkrimi i projektit: Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit dhe Komunën e Butelit do të punojmë në urbanizimin dhe zgjidhjen e përhershme të infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe komunale në zonën industriale Vizbeg. me realizmin e këtij projekti do të zgjidhen nevojat infrastrukturore të një numri të madh të kompanive të vogla dhe të mesme të cilat  punojnë në zonën industriale të Vizbeg. Buxheti: 2 milion euro (afati 2017-2018)

ARSYETIM:  

Ky projekt është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së “E verifikuar” (2014-2018), pjesa Projekte të tjera – Infrastruktura komunale, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Zona industriale Vizbeg përmendet edhe në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së “KOMUNA BUTEL 2013-2017” në pjesën Projekte fillestare të cilët do të sjellin zhvillim të avancuar ekonomik të Komunës së Butelit. 

Zona industriale në fshatin Vizbeg – mundësi për investim dhe punësime të reja. Afati: 2013-2017 

VMRO-DPMNE përmend këtë projekt edhe në programin parazgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016 – “Realja” (2017-2020). Në pjesën “Ndërtimtari dhe urbanizëm”, me numrin rendor 182 faqe 98.

Me realizimin e këtij projekti do të zgjidhen të gjithë problemet dhe aspektet e rrjetit rrugor dhe infrastruktura komunale në këtë zonë. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunës së Butelit. Buxheti i planifikuar: 2,7 milion euro. Afati për realizim 2018-2020.

Kjo tregon se projekti është paraparë në programin paraprak nuk është realizuar dhe është transferuar në programin e ri.

Se projekti nuk është realizuar falsin edhe biznesmenët. Ata rregullisht i rikujtojnë problemet dhe premtimin. Rikujtojnë se nuk ka ujësjellës dhe kanalizim dhe nuk mund që t’i zgjedhin çështjet pronësore-private për shkak të mungesës së planit urbanistik.

Mediumet në maj të vitit të kaluar shkrojtën se zona nuk ka kushte për funksionim normal.

Me 30 maj të vitit 2016 portali “Bild” në tekstin me titull “Zona industriale në Vizbeg funksionon pa infrastrukturë” jep deklaratë Nexhat Shahini, kryetari i Shoqërisë së pronarëve të zonës industriale në Vizbeg në të cilin shprehet se nuk janë zgjidhur problemet.

Ne (kërkojmë) që t’i kemi kushtet themelore. Që të mos funksionojmë me rezervuar dhe ujë nga bunaret. ne funksionojmë sikur të jemi në fshat. Ndërsa, objekti para bunarit dhe rezervuarit vlen milion euro. 

Me 30 maj të vitit 2017 edhe portali “E-magazin” në tekstin me titull Kompanitë në zonën e Vzbegovës në vit vlejnë 300 milion euro, ndërsa nuk kanë ujë dhe kanalizim transmeton informacioni nga tribuna e organizuar në Zonën në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e komunave – Çuçer Sandevo, Karposh, Butel dhe kryetari i Qytetit të Shkupit.

Shaini atëherë informoi se:

Ballafaqohemi me problemet infrastrukturore për disa vite tashmë dhe për fat të keq nuk asnjë lëvizje apo zgjidhje të të njëjtëve. Problemet dalin nga mos pasja e kushteve elementare në punë: pa furnizim me ujë, kanalizim, ndriçim rrugor dhe sinjalizimin e duhur të komunikacionit. Veç kësaj, jemi të ndaluar për ndërtim tashmë 2 vite dhe për fat të keq nuk kemi informacion konkret se kur do të zgjidhet çështja e Planit Urbanistik të Detajuar për zonën e cila ekziston prej shumë kohësh. Në vend që të shkojmë në drejtim të zgjerimit të zonë dhe përmirësimit të ekonomisë, kompanitë largohen në zona të tjera dhe aspak nuk mendojnë që të investojnë këtu. 

Përfaqësuesit e qeverisë lokale theksuan se nuk kanë para të zgjidhin kit problemet.

Në mediumet mund që të gjenden informacione nga Komuna e Butelit për fillimin e rikonstruktimit të rrugëve në Vizbeg të cilat janë të lidhura me zonën që nga viti 2016.

“Kurir” 19 korrik 2016 në tekstin me titull Rikonstruktim të rrugëve të zonë industriale Vizbeg, përkrah të tjerave, shton se punohet në Planin Urbanistik.

Komuna Butel punon edhe në miratimin e planeve urbanistike në Vizbeg. Planin Urbanistik për zonën industriale Vizbeg e përpunonë Agjencia për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik me përfshirje prej 117 hektarë, ndërsa Komuna Butel e përpunon planin urbanistik për vendbanimin Vizbeg, me të cilin do të përfshihet sipërfaqe prej 170 hektarë. 

Një informacion me të njëjtin titull dhe incizim nga deklarata e kryetarit Petre Latinovski është edhe në faqen e Komunës së Butelit, por nuk ka informacion nëse ka përfunduar plani urbanistik.

Në zonë nuk ka informacion se përgjatë këtij viti, kur në të vërtetë duhej që të realizohej ajo që ka planifikuar VMRO-DPMNE së bashku me Komunën e Butelit dhe Qytetin e Shkupit.

Në konferencë për shtyp në fillim të vitit kryetari i Komunës së Butelit, Latinovski, kur lajmëroi projektet për realizim në vitin 2017, nuk tha asnjë fjalë për zonën industriale në Vizbeg.

Me 27 korrik të vitit 2017 problemet në zonën industriale në Vizbeg përmenden edhe në takimin me biznesmenët nga Oda veri-perëndimore të Maqedonisë me kryeministrin e ri Zoran Zaev dhe ekipin e tij ekonomik. Është kërkuar që qeveria e re të përmirësojë infrastrukturën dhe të zgjidh problemet me planin urbanistik.

Televizioni “Alsat-M” të njëjtën ditë transmeton informacion se shoqëria e biznesit ka kërkuar sigurimin e infrastrukturës dhe kanalizimit në zonën industriale Vizbeg si dhe urbainizimin e saj.

Bëhet fjalë për sipërfaqe e cila përfshinë tre komuna, ka kompani me 2.500 të punësuar, në vit qarkullojnë 640 milion euro dhe 30 milion euro përfitim, ndërsa paguhen tre milion euro tatime. Dy vite presim miratimin për ndërtim, vendi ende është bujqësor, nuk ka kanalizim, ujësjellës, shenja komunikacioni, shton njëri prej biznesmenve. 

Nga shqyrtimi i dokumenteve, si dhe kërkimet në ueb-faqet e komunave dhe partisë së VMRO-DPMNE-së, si dhe nga deklaratat e biznesmenëve të cilët kanë objekt industrial në zonën e Vizbegut, mund të përfundohet se ky premtim i VMRO-DPMNE-së dhe i kryetarëve të komunave nuk është realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button