Shpallja për prokuror të ri publik në duart e Kuvendit

Qeveria në seancën e mbrëmshme e ka miratuar rezolutën që t’i propozojë Kuvendit ta shpallë vendin e zbrazët në Prokurorinë Publike pas shkaktimit të Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

Kuvendi është në pushim ndërsa për momentin prej atje nuk ka përgjigje se kur do të shpallet konkursi.

Prej kur do të shpallet kandidatet kanë afat 15 ditë për paraqitje. Pastaj Këshilli i Prokurorëve Publik ka afat prej 15 ditëve të jep mendim pozitiv ose negativ për çdo kandidat.

Kandidatët dhe mendimi i Këshillit pastaj shqyrtohet në seancë qeveritare ku zgjidhet një kandidat që Qeveria do t’ia propozojë Kuvendit për zgjedhje.

Prokurori i ri publik duhet të zgjidhet me përkrahjen e 61 votave të deputetëve. Nesër Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të emërojë kryerës të funksionit prokuror publik deri në zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button