Pacolli kthehet në gjirin e partisë që e “ngufati”
Pa ardhur në rend dite rrëzimi i Qeverisë Mustafa, Behgjet Pacolli ia kishte përmendur vijat e kuqe PDK-së.
Para fushatës kishte thënë të jetë kërcënuar e shantazhuar për të bërë koalicion me këtë subjekt. E në fushatë kishte adresuar akuza nga më të rëndat për eksponentët e partisë me të cilën kishte bashkëqeverisur një mandat. Pas zgjedhjeve kishte përsëritur qëndrimin se bashkë me LDK-në janë të vendosur në rrugën konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim.“Vendosmëria” nuk zgjati dhe nuk u respektua as “vullneti i qytetarëve”, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe formalisht ai do të ndajë rrugët me LDK-në, për t’u futur në gjirin e partisë që e ka pandehur për kërcënime, shantazh e ngufatje të AKR-së.