UNICEF: Pjesëtarët e Boko Haram gjithnjë e më tepër përdorin fëmijë si “bomba njerëzore”

Grupi islamik Boko Haram përdor gjithnjë e më tepër fëmijë, kryesisht vajza nga Nigeria verilindore, si “bomba njerëzore”, kumtoi UNICEF sot në Gjenevë, i cituar nga mediat franceze.

Sipas organizatës së KB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nga fillimi i vitit numri i fëmijëve të përdorur është rritur pothuaj për katër herë në krahasim me tërë vitin 2016.

Nga fillimi i vitit 2017 si kamikazë janë përdorur 83 fëmijë – 55 vajza (shumica nën moshën 15-vjeçare), 27 djem, madje edhe një foshnje të vendosur në shpinën e një vajze.

Veprimet e tilla UNICEF i cilëson si tmerr dhe nënvizon se këta fëmijë janë viktima, e jo autorë të atentateve.

Për shkak të dhunës, Nigeria verilindore është nën kërcënim të urisë, ndërsa numri i fëmijëve që vuajnë nga uria këtë vit arriti 450.000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button