Vuçiq: Qeveria e Gruevskit i lejoi Zhivaleviqit të hyjë në Parlament më 27 Prill (VIDEO)

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se agjenti i shërbimeve sekrete serbe ka qenë i pranishëm në Parlamentin e Maqedonisë gjatë të enjtes së përgjakshme dhe theskoi se këtë e ka miratuar qeveria e Nikolla Gruevskit. Qeveria e re ka kërkuar nga ai që ta tërheq Goran Zhivaleviqin nga shërbimet në Maqedoni, pas çka Vuçiq e ka brë atë, por theksoi se kjo nuk është arsye për prishjen e raporteve në mes dy shteteve.

“ Unë tani dua të zbuloj diçka rreth asaj për të cilën gjatë tërë kohës kemi heshtur. Ai  Zhivaleviq nuk ka shkruar në Parlament në kokë në vete, as më ka pyetur mua apo dikë tjetër nga këtu, edhe pse duhet që të jep llogari para nesh. Ai i ka pyetur përfaqësuesit më të lartë të qeverisë egzekutuese në Maqedoni, udheheqësië më të lartë dhe u ka thënë se dëshiron të jetë aty. Ata kanë qenë të njohtuar me praninë e   tij aty”- deklaroi Vuçiq në një intervistë për televizionin kombëtar RTS.

Vuçiq nuk sqaroi se cila është arsyeja për konfliktin diplomatik pas tërheqjes së personelit nga ambasada serbe, por u ndal në mundësinë që Kosova të hyjë në UNESKO dhe qëndrimi i Maqedonisë në lidhje me këtë çështje. Theksoi se marëdheniet do të përkeqësohen nëse Maqedonia do ta përkrah Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button