Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri për 9,9 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit

Numri i shtetasve të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë në gjashtë mujorin e parë të 2017-ës është ngritur për 9,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, apo për 2,4 herë, me një numër prej 1,76 milionësh.

Sipas zyrës statistikore INSTAT, shtetasit e huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë për pushime përfshijnë 32 për qind të të gjithë vizituesve ndërkombëtarë gjatë periudhës Janar-Qershor.

Vetëm në Qershor, Shqipëria është vizituar nga 437 mijë e 820 turistë, duke shënuar një rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Nga totali, 195 mijë e 48 persona nga ky numër kishin shkuar në Shqipëri për pushime.

Në qershor, pjesa më e madhe e vizitorëve, 31 për qind kanë ardhur nga Kosova, duke pasuar me Maqedoninë me 12,1 për qind dhe nga Mali i Zi me 6,5 për qind.

Shumica e vizitorëve kanë hyrë në Shqipëri përmes tokës – 76,9 për qind, 14,7 për qind nga ajri dhe 8,4 për qind nga deti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, transmeton Top Channel, në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me sa 15 për qind të prodhimit kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button