Tre vëllezër shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Itali

Së paku dy gra kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti me fuqi prej 4 shkallësh të Richterit.
Shpëtuesit italianë kanë nxjerrë nga rrënojat të tre vëllezërit e bllokuar pas një tërmeti që ka goditur ishullin Ishia, jashtë brigjeve të Napolit.

Tërmeti ka goditur ishullin e populluar mbrëmjen e 21 gushtit, duke rrënuar disa ndërtesa, shkruan REL.

Tre vëllezërit – 11 vjeç, tetë vjeç dhe shtatë muajsh – janë shpëtuar në intervale të ndryshme kohore.

Babai i tyre dhe dy gra po ashtu janë nxjerrë nga shtëpia e rrënuar.

Ishulli Ishia ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh dhe është shumë i njohur për turistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button