Janë mbyllur përkohësisht sallat e operimit te Klinika për sëmundje të syve në Shkup

Nga Klinika e Shkupit për Sëmundjet e syve sot dërguan kumtesë ku theksohet se sallat e operimit janë mbyllur përkohësisht dhe nuk do të kryhen intervenime kirurgjike deri me 18 shtator, njofton Portalb.mk.

“Klinika për sëmundjen e syve informon se janë duke u kryer aktivitete ndërtuese  riparimi në bllokun operativ dhe për shkak të kësaj sallat kirurgjike do të jenë të mbyllura dhe nuk do të kryhen intervenime kirurgjike deri me 18 shtator 2017. Të gjitha rastet urgjente me kohë janë kryer dhe brenda kësaj periudhe, pacientët janë operuar në sallën septike për intervenime kirurgjike”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button