Deponitë, mbeturinat dhe djajtë

 

Sot, lexues të dashur, nuk do folim për njerëzit partiakë shtetëror, as me tradhtarë e intriganë, as me shkrimtarë e gazetarë, por me armiqtë më të mëdhenj të botës ekologjike natyrore e shpirtërore: me deponitë, mbeturinat dhe djajtë.

Pikësëpari të pyes ty, djalli mallkuar më trego origjinën , ku linde e jeton, nga je, cilës qenie i takoni, njerëzores apo shpirtërores, lëndores apo materiales, femërores apo mashkullores, shtazores apo bimores, xhindores apo engjëllores, zjarrit, flakës, ujit apo tokës?

Origjina ime është nga zjarri, më tha djalli, kurse origjina e zjarrit është nga mbeturinat, ndërsa mbeturinat prejardhjen e kanë nga deponitë tuaja anekënd botës shqiptare, origjina e deponive është papastërtia e pisllëku, në këto pisllëqet tuaja është venbanimi im. Papastërtia juaj është ushqimi im më i shijshëm e më i fuqishëm, sa më shumë që të jeni të ndotur e të pistë aq  më bëni të fuqishëm, dinak, të zgjuar, të mençur e intelegjent, sa që do t’ua  ndotë jo vetëm malet, drunjtë, bimët, por dhe ajrin e shëndetin tuaj, do t’ju zhbëj fare, më tha djalli mallkuar.

***

-Prandaj jemi ku jemi, shërbëtorë e ushqyes  të dreqërve e djajve të çdo mbeturine e deponie;

-Për ne çereku i shëndetit është pastërtia, kurse shëndetëplote papastërtia.

-Për ne pasuri shtëpiake, familjare e qytetare janë llomet, pisllëqet, mbeturinat e deponitë, kurse varfëri, ambienti pastër natyror, shtëpiak, familjar e qytetar.

Thënia profetike thotë, një, se gjysma e pasurisë dhe shëndetit njerëzor është ekologjia e pastër shpirtërore edukative e vetëdijes, dy, ekologjia e pastër natyrore-fizike. Kur mungon ekologjia e vetëdijes, s’kemi çfarë të kujdesemi për ekologjinë e pastër natyrore, mjerim.

***

Tregim i saktë mistik

Pas vdekjes së pasardhësit të profetit Muhamed, Ebu Bekrit, grupi i të mençurve fetarë propozuan që Omeri të bëhej udhëheqës e të zëvendësonte para ardhësin e ndjer Ebu Bekrin. Mirëpo, ai, duke kuptuar përgjegjësinë e udhëheqjes, nuk e pranoi.

Pas shumë bindjeve e argumenteve të sinqerta, pranoi që të bëhet udhëheqës i popullit të vet. Doli në foltore para të pranishmëve me lot në sy, për shkak përgjegjësisë, tha tri porosi:

-I dashur popull myslimanë, nëse devijoj prej rrugës së Allahut, Kuranit e Muhamedit, më korrigjoni, nëse nuk korrigjohem më largoni nga ky post, e nëse nuk largohem atëherë më vritni.

-Përgjegjësia ime nuk është vetëm ndaj njërëzve të kësaj popullate, po dhe ndaj drunjve në pyje e në fusha, nëse dikush del dhe pret një dru në pyjet tona, unë përgjigjem për mos edukatën e prerëdrurësit, nëse dikush shkul e nuk mbjell lule e fidane, ne përgjigjemi pēr kētë moskujdesje.

-Nëse ndonjë zog, bletë apo qen ngordh buzë lumit Nil për shkak etjes, ne përgjigjemi për mos humanizmin e turpshëm njerëzor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button