Grujovski dhe Boshkovski që 28 ditë në arrati

Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovski dhe kryerësi i urdhrave të tij, Nikolla Boshkovski, tanimë njëzetetetë ditë janë në arrati dhe ende nuk ka asnjë informatë se ku mund të jenë fshehur dy të akuzuarit në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë jashtë shtetit, duke e pasur parasysh se për to është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtarë nëpërmjet Interpolit.

Pasi që më 18 qershor u mësua vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgimin e Grujovskit dhe Boshkovskit dhe Toni Jakimovskit, shef i kabinetit të ish drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ka pasuar procedurë për ankesë të vendimeve dhe vendim në Gjykatën Supreme.

Më 26 korrik Gjykata Supreme e ka konfirmuar paraburgimin për Grujovskin dhe Boshkovskin, ndërkaq Jakimovskit i është shqiptuar masë kujdesi, gjegjësisht marrje të pasaportës dhe paraqitje në Gjykatë një herë në javë.

Në orët e mbrëmjes në të njëjtën ditë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arritur urdhri për arrestimin e dy të akuzuarve.

“Edhe pse Gjykata nëpërmjet telefonit në ora 17:00 e informoi MPB-në se do të dërgohen urdhrat, aj ndodhi madje në ora 21:00, kur MPB mundej të veprojë në bazë të autorizimeve ligjore”, informuan atëherë nga MPB.

LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia

Policia fillimisht i ka kërkuar në shtëpitë e tyre, ndërkaq më pas edhe në disa lokacione tjera ku eventualisht kanë mundur të shkojnë si, në Shkup, Veles dhe Ohër. Pas kërkimeve të pasuksesshme në vend, në pajtueshmëri nga Gjykata është lëshuar edhe fletë-arrest ndërkombëtar.

Fletë-arrestet zyrtare janë publikuar edhe në ueb-faqen e MPB-së, derisa në internet-faqen e Interpolit, nëpërmjet së cilës dorëzohet fletë-arresti ndërkombëtarë deri te Policitë e vendeve të huaja, ende nuk munden të gjenden të dhëna për Grujovskin dhe Boshkovskin.

Në opinion kanë dalë informata se Policia ka provuar që t’i gjejë nëpërmjet telefonit, megjithatë ajo ka qenë e pasuksesshme pasi që të dy të akuzuarit “i kanë harruar telefonat në shtëpi”.

Për rikujtim, Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar në rastet “Target” dhe “Fortesa”, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e paligjshme (pa urdhër gjyqësor) të më shumë se 25.000 numrave telefonik nëpërmjet dy sistemeve të DSK-së. Ata gjithashtu akuzohen edhe për shkatërrimin e sistemeve me të cilat kanë përgjuar, me qëllim që t’i fshijnë gjurmët e përgjimeve.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button