Hesht Big Ben-i

Pas 12 kambanave mesditën e së hënës, Big Ben-i i famshëm i Londrës, që tregon kohën mbi shtëpinë e Parlamentit, heshti…

Kambana nuk do të dëgjohet më për disa vite, për shkak të një plani rikonstruktimi të Kullës Elisabet, në të cilën është e vendosur ora. Autoritetet në Dhomën e Komuneve thanë se nuk do të ishte e sigurt për punëtorët që të punonin aq afër kambanave të zhurmshme, transmeton Top Channel.

Ky do të jetë pushimi më i gjatë që kur kambanat e Big Ben-it u vendosën në vitin 1859. Heshtja sidoqoftë do të thyhet në okazione të posaçme, siç është për shembull momenti i ndërrimit të viteve. Ligjvënësit britanikë dhe stafi u mblodhën për të dëgjuar kambanën e madhe, emri zyrtar i Big Ben-it, në mesditë, duke shpërthyer në duartrokitje pas goditjes së fundit.

Pas presionit nga disa deputetë tradicionalistë dhe kryeministres Theresa May, autoritetet parlamentare, javën e shkuar, thanë se do të rishikonin planin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button