Ministri gjerman-Erdoganit: Më shumë se gjysma e popullit tënd nuk të përkrahë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë se Berlini dhe pjesa tjetër e Evropës duhet ta mbështesë shumicën demokratike të turqve, të cilët nuk e kanë përkrahur presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Komentet e Gabriel, të cilat ai i bëri gjatë një fushate të partisë së vet Social Demokratike, erdhën pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve aleate të NATO-s, pasi Erdogani u bëri thirrje turko-gjermanëve t’i bojkotojnë partitë kryesore të Gjermanisë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, transmeton Express.

“Më shumë se gjysma e vendit është demokratike. Ata nuk e përkrahën atë,” ka thënë Gabriel, shkruan agjencia e lajmeve e Gjermanisë, DPA.

“Besoj se shumë njerëz në Turqi llogarisin në Evropën dhe Gjermaninë për përkrahjen e demokracisë turke dhe nuk rrinë si të pashpresë,” ka thënë ai.

Ergodani ditë më parë i përshkroi partitë kryesore në Gjermani si armike të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button