Strategu që guxoi shumë, gabimi i fundit i Steve Bannon

Ai e mbajti në krah të tij, kur shtypi amerikan e quante Rasputini i Shtëpisë së Bardhë. Ai shtrëngoi dhëmbët, kur revista “Time” e quajti Steve Bannon në kopertinën e saj, si presidenti i vërtetë i SHBA. Të thuash, pra, se “krye-narcizisti” i ka treguar derën ideologut të tij, sepse nuk duronte dot më praninë e tij të rëndë, sepse është i zemëruar për librin e Joshua Green (Pazari i Djallit), në të cilin ai lartëson figurën e udhëheqësit kulturor të së djathtës alternative, nuk është pa themel, por gjithësesi është thjeshtësuese, shkruan Bota.al, përcjell Portalb.mk.

Ashtu siç do të ishte thjeshtësuese t’ia hidhnim me konfirmimin e parashikimeve të shumëkujt, disa muaj më parë, me një udhëheqës të rrëmbyer, të shfrenuar dhe të paskrupullt, si Trump, të vetmit që mund të ndiheshin të sigurt ishin personazhet e lidhura me të nga marrëdhënie të pandara, anëtarët e familjes së tij.

Narcisizmi hyn në dëbimin e Bannon, por të paktën për një herë nuk është Trump, është ideologu i tij. I cili, ndonëse i vetëdijshëm se kishte kohë që kishte përfunduar në shënjestrën e një Trumpi gjithnjë e më të irrituar për kaosin në Shtëpinë e Bardhë, nuk arriti të qëndrojë për pak i qetë, nën ujë, siç kish thënë se donte të bënte. 

Shpirti i tij prej aktivisti rebel e shtyu të vazhdojë, në mënyrë të fshehtë, luftën kundër gjeneralëve dhe bankierëve të Trumpit. Shefi i ri i Kabinetit, gjenerali i marinsave John Kelly, i tregoi menjëherë derën Anthony Scaramuccit, por nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë me Bannon. I cili megjithatë, pikërisht ashtu si Scaramucci, u vetëshkatërrua me autogolin e një bisede që bëri me median. Tjetër stil, krahasuar me vulgaritetin e Anthony, natyrisht, Bannon konceptoi një plan të rafinuar, por pati iluzionin të mendonte se një intelektual i të majtës radikale si Robert Kuttner, i “American Prospect”, mund të harronte gjithçka që e ndan nga ai, duke nisur nga çështjet racore, dhe të bënte një pakt të fshehtë të dy ekstremeve kundër Kinës dhe kundër establishmentit që mbështet Trumpin. 

Kuttner e bëri menjëherë publike bisedën (që Bannon as kish marrë mundimin ta quante off the records). Kështu Kelly pa kokën e Bannon t’i shërbehej në një pjatë të argjendtë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button