“Shërbimet e huaja” – Vuçiq me retorikë të njejtë sikur Gruevski (VIDEO)

Deklaratat e djeshme të autoriteteve të Serbisë, pas tërheqjes së personelit të Ambasadës serbe nga Shkupi në Beograd, se ndaj shtetit të tyre në Maqedoni po kryhet “ofensivë inteligjente me ndihmën e një shërbimi tjetër ndërkombëtarë”, ngjajnë me deklaratat e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, kur për ta mbuluar skandalin e “bombave”, akuzonte opozitën se shërbimet e një “shërbim sekret” (që nuk u zbulua kurrë se kush është), i ka kryer përgjimet në Republikën e Maqedonisë dhe po punon që ta rrëzojë atë nga pushteti, shkruan Portalb.mk.

“Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Në periudhë e kaluar Maqedonia ka qenë në shënjestër të përgjimeve që i ka bërë një Agjenci e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Nuk kemi informata se sa njerëz janë përgjuar. Ministria e Punëve të Brendshme zbuloi kush i ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre”, tha Gruevski më 25 shkurt.

Incidenti i pa pritshëm diplomatik, sipas njohësve të çështjeve diplomatike vlerësohet të jetë si përpjekje për ta ndalur hetimin për përzierjen e shërbimeve sekrete serbe në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku siç u publikuan gjithandej në media, në atë natë në mesin e dhunuesve të deputetëve dhe gazetarëve, u pa agjenti i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë – BIA, Goran Zhivaleviq.

LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbim të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni
LEXO: Biber: Serbia u lidh me VMRO-DPMNE-në sepse frikësohet nga modeli i ri i Maqedonisë

Presidenti serb dhe ministri i Punëve të Jashtme, me deklaratë identike si të Gruevskit, akuzon Shkupin zyrtarë se bashkë “shërbimet e huaja” po u përgatisin ndonjë “skenarë” kundër shtetit të tyre.

“Tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe në Maqedoni, erdhi pasi që autoritetet përkatëse kanë paraqitur dëshmi për një veprim ofensivë të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë.Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë“, deklaroi president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para gazetarëve.

Presidenti serb nuk ka dashur të paraqesë detaje të tjera, por ka nënvizuar se “për shtatë deri dhjetë ditë, gjërat do të jenë më të qarta“. Sikur Vuçqi, është deklaruar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq.

“Është e padiskutueshme dhe e vërtetuar me fakte se ekziston ofensivë e veprimtarisë së inteligjencës kundër Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Maqedoni në të cilën është përfshirë edhe faktori i jashtëm. Po ndërmarrim të gjitha masat që të përgatitemi për punë në një mjedis të tillë, t’i mbrojmë interesat tona dhe ta rishqyrtojmë aftësinë dhe kapacitetin tonë për punë në kushte të tilla”, tha Daçiq.

LEXO: Oficieri i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend
LEXO: Publikohet “bomba” për skenarin serb në Maqedoni, biseda e përgjuar se çfarë bënte agjenti i shërbimit sekret serb (DOKUMENTE)

Përveç autoriteteve serbe të cilët deklaratat i kishin në një vijë – në Shkup po kryhet ofensivë intelegjente kundër Serbisë, mediat serbe sot në fushatë të përbashkët kanë nxjerrë tekste në ballinat e tyre me titujt, “Zaev i ka shpallur luftë Serbisë”, “vëllai Zaev thikë pas shpine”, “shërbimet e Maqedonisë i kanë përcjellë dhe i kanë frikësuar diplomatët serb”, “Maqedonia i ka përgjuar diplomatët serb?!”.

Sipas mediave serbe, Zaev është “spiuni” që e ka spiunuar personelin serb të Ambasadës dhe funksionarëve serbë. Mediat shkruajnë se Maqedonia i ka përgjuar funksionarët e Serbisë me ndihmën e një shërbimi tjetër sekret, në mesin e të cilëve ka qenë i përgjuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përveç tij, mediat serbe gjithashtu akuzojnë Zaevin se i ka përgjuar të gjithë diplomatët serb.

LEXO: Mediat serbe me fushatë kundër Qeverisë së Maqedonisë dhe Zaevit
LEXO: Hulumtim: Lojërat spiune serbo-ruse për ‘Skenarin e Maqedonisë’ Kush dëshiron krizë?

Shkrimet nëpër media, njëjtë sikur deklaratat e Vuçiqt dhe Daçiqit, janë të njëjta sikur ato të Gruevskit, që pas publikimit të aferës së përgjimeve filloi me propagandën “shërbimet e huaja” të cilët edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush janë.

Retorika e Vuçiqit me të Gruevskit ngjante po ashtu edhe në dy fushatat, të Vuçiqit për president dhe të Gruevskit për në zgjedhjet parlamentare.

Derisa Gruevski sulmonte faktorin ndërkombëtarë se po i përzihet në punët e brendshme, duke mos e drejtuar gishtin nga asnjë shtet, Vuçiq, në fushatën presidenciale popullin e tij e frikësonte me “skenarin e Maqedonisë”.

“Ata duan të shkaktojnë skenar maqedonas në Serbi. Premtoj se do të luftoj kundër atyre që duan skenar maqedonas në Serbi. Do të luftoj deri në frymën e fundit me të gjithë forcën që ta ruaj paqen dhe stabilitetin. Nuk do të lejojë që dikush të përzihet në punët e brendshme të Serbisë dhe të ndikojë që dikush të vijë në pushtet. Nuk do të lejojë skenar maqedonas në Serbi”, tha Vuçiq më 30 mars.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë disa herë janë prishur si pasojë e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Autoritet serbe, së fundmi disa herë kanë paralajmëruar se Serbia do të sillet me Maqedoninë, ashtu sikur sillet Maqedonia me të.

LEXO: Shtypi gjerman për incidentin diplomatik Maqedoni -Serbi: Lojërat në Ballkan dhe Ballkani si lodër
LEXO: Mediat greke: Re mbi marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button