Daçiq: Di gjithçka që kanë dakoruar dhe për çka janë dakorduar në Maqedoni

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, deklaroi sot se vendimi që të tërhiqet i tërë personeli nga Ambasada në Maqedoni paraqet porosi deri te Shkupi se Beogradi “di gjithçka çka që kanë dakoruar dhe për çka janë dakorduar” dhe kjo, siç theksoi, është diçka që nuk iu bëhet miqve.

Por edhe krahas kësaj, thekson Daçiq, Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e rajonit për shkak të paqes dhe stabilitetit.

“Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e sapokrijuar me Maqedoninë e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të konfirmuara pa mëdyshje të cilat flasin për veprimin e përforcuar ofensiv ndaj Serbisë”, deklaroi Daçiq për televizionin serb “Pink”.

Paralajmëroi se për situatën e sapokrijuar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nesër përmes telefonit do të bisedojë me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ndërsa ai do të dëgjohet me kolegun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Edhe kryeministrja Ana Bërnabiq do të ketë rast të bisedojë me Zaevin në një tubim ndërkombëtar të planifikuar për në ditët në vijim.

Sipas Daçiq, Serbia ishte shumë korrekte dhe konstruktive dhe nuk është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë, madje edhe, siç thotë, në kohërat me turbulenca kur kishte protesta të përditshme.

“Nuk ekziston asgjë në bazë të çka do të mund të konfirmohet se Serbia në cilën do mënyrë ka ndërmarrë diçka kundër interesave të Maqedonisë. Përkundrazi, kishim parasysh se kjo është republikë e ish-Jugosllavisë, vazhdimësinë e të cilës Serbia e vazhdoi me Maqedoninë”, thotë shefi i diplomacisë serbe.

Për paralajmërimet nga Shkupi se Maqedonia do t’i ndjekë shumicën e shteteve të BE-së në lidhje me kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, Daçiq theksoi se përderisa Beogradi e ndjek qëndrimin e BE-së atëherë do të mund ta anulojë vendimin paraprak dhe ta njohë Maqedoninë me emrin që e shfrytëzon Brukseli, dhe ai është IRJM.

“Jemi shumë të qartë kur themi se dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë, por ata duhet të bazohen në parimet e reciprocitetit. Ajo është si ju me ne, ashtu edhe ne me ju”, deklaroi nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministër i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Këto qëndrime të Daçiqit vijnë pasi të gjithë diplomatët e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë u tërhoqën në konsultime urgjente në Beograd.

LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbimit të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni
LEXO: Mediat serbe me fushatë kundër Qeverisë së Maqedonisë dhe Zaevit (FOTO)
LEXO: “Katimerini”: Kontesti ndërmjet Beogradit dhe Shkupit shkakton shqetësim në Athinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button