Kosova arrin kualifikimin, por rrezikon që të mos ketë ku të luajë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur në kualifikimet evropiane për botërorin “Kina 2019”, por palestra në të cilën realizoi këtë sukses historik, nuk plotëson kushtet për ndeshje të kësaj faze.

Falë fitoreve në shtëpi ndaj Maqedonisë dhe Estonisë, Kosova u rendit e dyta në Grupin C të parakualifikimeve evropiane dhe kështu kaloi në raundin tjetër, përkatësisht në raundin e parë eliminator, shkruan sot “Koha Ditore”

Kundërshtarët e raundit të parë do t’i mësojë të enjten, ndërsa ndeshjen e parë e luan në fund të nëntorit. Deri atëherë në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duhet të bëhen intervenime të mëdha që ajo arenë të plotësojë kushtet për ndeshje të eliminatoreve.

Në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në kryeqendër, Kosova ka luajtur ndeshjet ndaj Maqedonisë dhe Estonisë, por kërkesat e FIBA-së për ndeshjet e kualifikimeve janë më të mëdha se për ndeshjet e parakualifikimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button