Tramp e paraqiti strategjinë e re të SHBA-së për Afganistanin

Presidenti amerikan Donald Tramp paraqiti mbrëmë një strategji për politikën amerikane në Afganistan dhe në Azinë Jugore, duke thënë se amerikanët janë lodhur pa një fitore në luftën në Afganistan, më e gjata e ndërmarrë ndonjëherë nga SHBA-ja.

Siç bën të ditur Zëri i Amerikës. nga një bazë ushtarake në Fort Majer të Virxhinias pranë Uashingtonit, presidenti Tramp tha se SHBA-ja duhet të përpiqen për një zgjidhje me nder dhe të qëndrueshme në Afganistan, zgjidhje që të jetë e denjë për sakrificat e bëra.

Ai tha se pasojat e një tërheqjeje të shpejtë do të krijonin një vakum që do të mbushej nga ekstremistët.

“Instinkti im fillestar ishte tërheqja” tha Tramp në fjalimin e tij. Por shtoi se ishte bindur nga këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare që të forconte aftësinë e SHBA për të mos lejuar talebanët të rrëzonin qeverinë e ka Kabulit të mbështetur nga Uashingtoni.

Tramp nuk tha se sa forca amerikane do të dërgoheshin, por Sekretari i Mbrojtjes, Xhim Matis ka plane për të dërgimin e rreth 4 mijë trupave shtesë, përveç 8 mijë e 400 që SHBA kanë të stacionuara në Afganistan.

Ai tha se trupat do të luftojnë për të fituar dhe se që tani e tutje fitorja do të ketë një përkufizim të qartë.

Objektivat amerikane në Afganistan, tha Trump, do të përfshijnë fshirjen nga faqja e dheut të SHI-së dhe moslejimin e talebanëve për të marrë nën kontroll Afganistanin.

Tramp tha se për të arritur këto objektiva, ai do të zgjeronte autoritetin e trupave amerikane për të vënë shënjestër rrjetet kriminale dhe terroriste në Afganistan.

“SHBA-ja do të vazhdojë të punojnë për të forcuar trupat afgane të sigurisë. Por ai paralajmëroi se mbështetja amerikane për Afganistanin nuk ishte e pakufizuar. Ai tha se Afganistani duhet të tregojë një angazhim serioz dhe të ndërmarrë hapa për të luftuar probleme të tilla të përhapura si korrupsioni”, theksoi presidenti i SHBA-së, Tramp.

Ai kritikoi gjithashtu Pakistanin, që ai tha se ka vepruar si strehë e sigurt për “agjentët e kaosit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button