Maqedonasit po pakësohen më shumë se 3.000 në vit

Në trembëdhjetë vitet e fundit rritja natyrale te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ, derisa te shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët ajo është vazhdimisht në rritje, pohon Donço Gerasimovski, analist demografik dhe ish drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës, njofton MIA.

“Më shumë se dhjetë vjet rritja natyrore te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ. Popullata krishtere po pakësohet për rreth 3.500 persona në vit. Për dallim nga ajo, popullata me besimit mysliman, gjegjësisht shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët po rritet në vit për 6.500 persona. E këtillë është gjendja nga viti 2004 deri në vitin 2014. Trendi i pakësimit të maqedonasve është pothuajse në 58 komuna, ndërsa në disa numri po lëviz prej 2.000 deri në 3.000 në vit. Më shumë vdesin sesa lindin”, thotë Gerasimovski.

Sipas të dhënave të tij, nga gjithsej 80 komuna në 76 ka dukuri të popullatës shqiptare, ndërsa në katër nuk ka. Dhe gjithkund ku ka popullatë shqiptare rritja natyrore është pozitive.

“Përjashtim janë vetëm komunat: Bogdanc, Karbinc dhe Vevçan në të cilat  nuk ka popullatë shqiptare”, thotë Gerasimovski.

Masat e pushtetit paraprak, si për shembull, ato për familjet me shumë fëmijë, pastaj ndihmë për lidhjen e martesave për shkak të rritjes së natalitetit me dhurimin e rakisë, verës, si për shembull në komunat Llozovë dhe Krivogashtan, ndihmë në të holla për fëmijën e porsalindur dhe kompensime të tjera të caktuara në të holla, nuk japin rezultate të mjaftueshme tek maqedonasit.

 	b3

Rajone të zbrazura

Gerasimovski thotë se 50 për qind e rajoneve zbrazen, po pakësohet numri i banorëve dhe ka rritje natyrore negative.

“Rritja natyrore negative ka në tre rajone, ndërsa në katër ja pakësim nga viti 2002. Janë karakteristike rajoni i Vardarit, i cili ka 9 komuna, ndërsa në 7 komuna ka pakësim të popullatës. Në rajonin lindor ka 11 komuna, ndërsa në 10 komuna ka pakësim. Përjashtim është vetëm Shtipi. Atje nuk ka pakësim. Në 10 komunat e tjera, në të gjitha ka pakësim të numrit të nxënësve. Në këtë rajon është karakteristike që shumica largohen në punë sezonale në periudhën e verës në Itali. I tillë është rasti me të rinjtë nga “Makedonska Kamenica”. Në komunën Zërnovc, për shembull, po ndodh, prej 10 deri 15 fëmijë lindin këtu, ndërsa prej tre deri shtatë në Itali”, thotë Gersimovski.

Rritje natyrore negative ka edhe në rajonin e Pellagonisë, i cili ka 9 komuna, ndërsa në 8 komuna ka pakësim të popullatës. Po pakësohet numri i maqedonasve në Prilep, Manastir, Resnjë dhe në komunat e tjera. Krusheva tashmë është qyteti i  vdekur, thotë Gerasimovski. Sipas të dhënave të Gerasimovskit vetëm në rajonin e Shkupit dhe të Pollogut ka rritje të numrit të popullatës.

“Për këto rajone është karakteristike ajo që vetëm këtu ka rritje të popullatës. Në rajonin e Shkupit ku është e përqendruar shumë popullatë, atje të gjitha komunat janë në rritje, përveç Karposhit dhe Kisella Vodës. Në këto dy komuna më shumë se dhjetë vjet ka rritje natyrore negative. Në rajonin verilindor ka 6 komuna dhe në 4 prej tyre rritja natyrore është negative. Vetëm në dy komuna me përbërje të përzier etnike, Kumanova dhe Likova, ka rritje pozitive dhe vetëm atje nuk ka pakësim të popullatës. Në Rakonvc, Kriva Pallankë, Nargoriçan të Vjetër janë në rritje negative. Fshatrat po zbrazen. Në rajonin jugperëndimor ka 9 komuna, atje 4 janë në rritje negative dhe kryesisht janë me përbërje të përzier”, sqaron bashkëbiseduesi ynë.

Trendi i pakësimit të krishterëve nuk është vetëm tek ne, por kështu është gjendja edhe në vendet e pasura evropiane, që do të thotë, standardi i banorëve nuk është shkak për “murtajën e bardhë”.

 	132600416

Parashikimet e “Pju” – barazim i myslimanëve dhe krishterëve

Para dy viteve instituti statistikor ndërkombëtar “Pju” doli me parashikime se në vitin 2050, krishterët në Maqedoni do të bëhen pakicë, ndërsa islami do të jetë religjioni më i numërt. Sipas “Pju”, që merret me hulumtim të natalitetit, demografisë dhe religjionet, pakësim të numrit të krishterëve do të ketë në mbarë botën, Ky institut parashikon se deri në vitin 2050, në 175 vende mbarë botën, do të barazohet numri i të krishterëve dhe myslimanëve.

Në Maqedoni tashmë 15 vjet nuk është bërë regjistrim dhe nuk është e qartë si instituti “Pju” ka ardhur deri në të dhënë se në vitin 2010 përqindja e myslimanëve ka qenë 39 për qind. Sipas parashikimeve të këtij instituti, për 30 vjet ajo përqindje do të rritet në 56, me çfarë islami do të jetë religjioni më i madh në Maqedoni.

Njëherit, në tri dekadat e ardhshme numri i përgjithshëm i banorëve në Maqedoni do të bjerë prej 2 milionë e 60 mijë, në vetëm 2 milionë e 650 mijë banorë. Në Maqedoni do të ketë 500.000 të krishterë më pak, sepse që rënia e popullatës do të jetë në pjesën e krishterëve prej 1,2 milionë të krishterë, në mezi 700 mijë të krishterë në tërë shtetin. Numri i myslimanëve për shkak të natalitetit të lartë do të rritet prej 809 mijë në 927 mijë myslimanë në Maqedoni.

Këto janë parashikimet e “Pju”.

Por, duke e marrë parasysh numrin e dyshimtë të regjistruar të myslimanëve, 39 për qind në vitin 2010, hulumtimi duhet të merret me rezervë, edhe pse askush nuk konteston se rënia e natalitetit është te krishterët.

Brengos ajo që po vazhdon trendi i pakësimit të numrit të banorëve në shumë komuna në pjesën lindore të vendit për dallim nga dhjetëra komuna në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Komunat me natalitet më të lartë janë Tetova, Çairi, Saraji, Kumanova dhe Studeniçani, derisa me natalitet më të vogël janë Manastiri, Karposhi, Prilepi, Velesi, Koçani dhe Ohri.

Në vitin 2013, për herë të pasi ekziston Maqedonia, numri i maqedonasve etnik të porsalindur ishte nën 50 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në shtet. Ashtu, për shembull, në vitin 2012 maqedonasit në numrin e të porsalindurve kanë marrë pjesë me 52,7 për qind, ndërsa në vitin 2013 me 49,9 për qind.

Ekspertët paralajmërojnë se problemet demografike me të cilat po përballet Maqedonia janë serioze dhe se ballafaqimi me natalitetin e ulët, veçanërisht te popullata krishtere, ndërsa në atë kontekst edhe me rritjen e pakësuar natyrore serioze, kërkon qasje komplekse. Mbështetja nga aspekti i ndryshëm për rritjen e natalitetit është i pashmangshëm, ndërsa hulumtimi i “Pju”, si dhe të dhënat e statisticienit Donço Gerasimovski mund të shërbejnë si alarm se duhet të ndërmerren masa urgjente që të pengohet trendi i pakësimit të popullatës krishtere.

 	b5

Përndryshe, sipas regjistrimit të vitit 2002, në popullatën e përgjithshme maqedonasit kanë marrë pjesë me 64,2 për qind, shqiptarët – 25,2, turqit – 3,9, romët – 2,7, serbët – 1,8, vllehët – 0,5, boshnjakët – 0,8 për qind. Që do të thotë, prej vitit 1948 deri në vitin 2002, numri i shqiptarëve është rritur përr rreth 10 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button