Britania e sigurtë drejt fazës së dytë të dialogut për Brexit

Britania e Madhe është e sigurtë që dialogu me Bashkimin Evropian është zhvilluar mjaftueshëm për të kaluar në fazën e dytë të negociatave për të diskutuar partneritetin e ardhshwm mes dy palëve në muajin tetor, ka thënë zëdhënësja e kryeministres britanike, Theresa May.

Ajo u ka thënë gazetarëve se qeveria është duke planifikuar një “numër të precedentëve”, në propozimet e saj, në atë se si duhet të zgjidhen mosmarrëvehjet eventuale, pasi Britania të largohet nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane për Drejtësi, në mars të vitit 2019.

”Ne jemi të sigurtë se do të arrijmë zhvillim të mjaftushëm deri në muajin tetor, në mënyrë që të kalojmë në një fazë tjetër të dialogut”, ka thënë ajo.

“Ky është qëllimi ynë dhe ne do të punojmë që të arrijmë në atë pikë. Pikëpamja e kryeministres është që të dyja palët të demonstrojnë një qasje dinamike dhe fleksibile, në secilin fazë të negociatave”, ka shtuar tutje ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button