Qeveria e Maqedonisë i përgjigjet Beogradit zyrtar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, duke mos marrë konkluzione të përshpejtuara, i përshëndet paralajmërimet e Beogradit zyrtar për mbrojtje të marrëdhënieve miqësore dhe për kthimin e gjendjes në korniza të zakonshme, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Republika e Maqedonisë, siç thuhet, zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet fqinje.

“Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë është fuqimisht i përkushtuar dhe ndërmerr hapa intensive në drejtim të zgjidhjes përkundër krijimit të problemeve, duke i avancuar mirëfqinjësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqinjësi. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme që rajoni me vendosmëri të ec përpara”, theksojnë nga Qeveria e RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button