Ejupi: Nuk luaj më për Maqedoninë e Angellovskit

Pas publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjet e radhës të Maqedonisë që reprezentacioni i Maqedonisë do të luajë ndaj Izraelit, e që përzgjedhjen e futbollistëve e ka bërë trajneri Igor Angelovski, numër i madh i futbollistëve shqiptar që po tregojnë formë të mirë në ekipet e tyre dhe janë në listat e më të mirëve në kampionatet përkatëse, ka reaguar i pari Muzafer Ejupi i Osjekut, futbollist ky që sezonin e kaluar me 14 gola të shënuar ishte në pozitën e pestë në kampionatin kroat, ndërsa me formë edhe më të mirë ka filluar në garat e Ligës së Evropës si dhe kampionatin kroat. Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Ejupit.

“Unë Muzafer Ejupi ndjej përgjegjësinë për të njoftuar opinionin për vendimin tim në lidhje me të ardhmen time në ekipin përfaqësueses. Kam respektuar çdo vendim të seleksionuesit (edhe tjerëve paraprakisht) z. Igor Angellovski, kam pasur parasysh se përparësi kanë ata që luajnë jashtë Maqedonisë dhe që bëjnë rregullisht gola në ekipe që luajnë rol të rëndësishëm në kampionate më të forta. Kam heshtur kur shënoja rregullisht në Maqedoni dhe më pas edhe në Tajlandë, sepse doja të arsyetoj në mendjen time kriteriumin që duhet të luash në një kampionat më të fortë. Fati im kalova në Kroaci, ku jam duke shënuar vazhdimisht, fillimisht me Slaven Belupon, tani më edhe me Osijekun me të cilët luajmë në UEFA Europa League. Kam pritur me durim të madh, se do të vijë rradha ime, por kjo asesi të ndodhë. Në fakt seleksionuesi Angellovski më ftoi një herë edhe atë pa më dhënë shans ta luajë në ndeshjen me Lihtenshtejnin, ndërsa më inkuadroi në lojë për 11-të minuta në miqësoren me Bjellorusinë. Heshta edhe atëherë, sepse sërish desha të arsyetoj seleksionuesin, se do të vinte rradha ime. Tani në listën e fundit edhe një herë mbetem jashtë dhe realisht nuk mund të kuptoj këtë injorim që më bëhet vazhdimisht, në kushte kur luaj në kampionatin kroat, kemi suksese me Osjekun dhe golat e mij nuk mungojnë. Në përfaqësuese vlerësoj së thiren ata që janë në formë më të mirë për momentin dhe jo ata që duhet të kthehen në formë. Me këtë nuk dua të sulmoj asnjë prej futbollistëve të grumbulluar, por asesi nuk mund të pranoj injorimin që po më bëhet në vazhdimësi. Prandaj, duke analizuar mirë situatën që përsëritet tani më një kohë dhe pas konsultimit me njerëz profesional, kam vendosur që mos luaj për Maqedoninë edhe nëse do të më vinte ftesa, deri sa seleksionues është z. Igor Angellovski”, ka thënë së fundi Ejupi. Gjithashtu është interesante se në këtë listë nuk ka gjetur vend as golashënuesi më i mirë i kampionatit vendor Besart Ibraimi, i cili me Shkëndijën e tij ishte golashënuesi i dytë më i mirë në fazën e ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Evropës. Mbetet të shohim nëse do të ketë dhe reagime të tjera nga futbollistë që mbeten të pakënaqur nga mënyra e seleksionuesit aktual të Maqedonisë, Igor Angellovski. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button