Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbimit të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni

Tërheqjen e stafit diplomatik të Serbisë nga Shkupi njohësit e çështjeve diplomatike e vlerësojnë si përpjekje për ta ndalur hetimin për përzierjen e shërbimeve sekrete serbe në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku edhe ashtu siç u publikuan gjithandej në media, në atë natë në mesin e dhunuesve të deputetëve dhe gazetarëve, u pa agjenti i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë – BIA, Goran Zhivaleviq, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Oficieri i Agjencisë Informative të Sigurisë Serbe ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend

LEXO: Publikohet “bomba” për skenarin serb në Maqedoni, biseda e përgjuar se çfarë bënte agjenti i shërbimit sekret serb (DOKUMENTE)

Alajdin DemiriIsh-ambasadori i Maqedonisë Alajdin Demiri vlerëson se veprimi i Serbisë është përpjekje për moszbulim të rastit të përfshirjes së saj në sulmin e 27 prillit. Sipas tij, kjo paraqet ndërprerje të hetimit në lidhje me përzierjen e shërbimeve sekrete të Serbisë në ngjarjet e dhunës në Kuvend.

“Ndryshimi i qëndrimit të Serbisë ndaj Maqedonisë kulmoi më 27 prilli kur në Parlamentin e Maqedonisë u gjend edhe inspektori nga Serbia. Skandali i shërbimeve serbe në Kuvendin e Maqedonisë ka implikime të tilla ose të ngjashme saqë nuk dihet se deri kur mund të shkojnë ato. Në kuadër të kësaj kjo paraqet edhe ndërprerje e hetimit që të mos vazhdohet që  të gjendet edhe arsyeja e vërtetë të shërbimeve serbe në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Demiri.

LEXO: Hulumtim: Lojërat spiune serbo-ruse për ‘Skenarin e Maqedonisë’ Kush dëshiron krizë?

Mersel BilalliEdhe profesori universitar, Mersel Bilalli, çështjen e tërheqjes së diplomatëve serb nga Maqedonia e ndërlidh me ngjarjet e 27 prillit, duke shtuar se Serbia nuk ka dhënë një sqarim të qartë se a kanë qenë me dije apo pa dije të saj strukturat serbe të përfshira në incidentin e Kuvendit.

“Mendoj se problemi real qëndron në tentativën e grusht-shtetit VMRO-Rusi pas zgjedhjeve parlamentare, ku disa struktura serbe po ashtu u patën përfshi aty. Mendoj se Serbia kishte obligim që të jep sqarime nëse ajo kishte ndodhë me dijen apo pa dijen e saj. Por, vet fakti që një kohë të gjatë ky sqarim u injorua jep të mendohet në më të keqen. Andaj rrjedhë logjike e veprimit të qeverisë së Maqedonisë është dërgimi i një sinjali serioz se fqinjësia e mirë nuk mund të ndërtohet duke u përzier thellë në punë të brendshme të fqiut. Megjithatë, jam i mendimit se që të dy shtetet duhet të përmbahen nga acarimi i mëtejmë pasi kjo do ta dëmtonte projektin “Berlin Plus” për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thotë Bilalli.

Për skandalin me agjentin serb brenda Kuvendit, MPJ këroi sqarim nga Serbia në lidhje me atë se çfarë ka kërkuar agjenti në mesin e dhunuesve, por nga pala serbe thanë se ai ka qenë aty që të informojë nëse në incident janë të përfshirë edhe shtetas serb.

Serbia dëshiron të tregojë se “kollitet” në Ballkan

Nano RuzhinIsh ambasadori, Nano Ruzhin, hapin e Serbisë e vlerëson si skandal diplomatik për të treguar se ajo “kollitet” në Ballkan, për të fituar pikë politike brenda shtetit të saj, të tregojë rezistencë ndaj faktorit ndërkombëtarë dhe të parandalojë njohjen e Kosovës në UNESKO.

“Vendimi i largimit të personelit diplomatik nga Maqedonia është një përpjekje e Serbisë që të ushtrojë trysni ndaj politikës maqedonase  dhe që paraprihet me deklaratat e ambasadorëve të Maqedonisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Për të parë ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës. Serbia duke larguar personelin diplomatik të saj tregoi se ka qeveri populiste që në vazhdimësi ka për qëllim të fuqizojë imazhin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të fitojë pikë pozitive në politikën e brendshme të saj, se dëshiron që nëpërmjet këtij veprimi të tregojë rezistencë ndaj faktorit ndërkombëtar dhe se me sjelljen ndaj Maqedonisë tregon edhe pozitën e saj ndaj NATO-s”, thotë Ruzhin.

Sipas tij, Maqedonia me ndërrimin e pushtetit të saj tregoi se po largohet nga ndikimi rus dhe po afrohet ndaj NATO-s dhe BE-së.

Maqedonia dhe Serbia premtuan vazhdim të marrëdhënieve diplomatike

Ndryshe, kjo “luftë” diplomatike e papritur, sipas autoriteteve serbe erdhi si pasojë e informatave të tyre se siç thonë ata kanë dëshmi për veprime ofensive të inteligjencës në Maqedoni kundër Serbisë.

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese deklaroi se, Maqedonia gjithmonë do t’i ndjek interesat e saj dhe do të bashkëpunojë për fqinjësi të mirë duke mos u përzier në kontestet e shteteve.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas vendimit të Beogradit që ta tërheq personelin e Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, pas dërgesës së notës, pa i sqaruar arsyet.

Maqedonia i lejon Serbisë "të fut hundët" në dokumentet personale të banorëve të sajPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premtoi se do të vazhdojnë raportet e mira miqësore, ndërkaq ky akt është v etëm “përgatitje për mbrojtje të miqësisë mes dy vendeve”, pas ardhjes së Qeverisë së re.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh”, tha Vuçiq, duke premtuar se rasti do të qartësohet në 10 ditët e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, premtoi se së përfaqësuesit diplomatik do të kthehen në Shkup së shpejti, ndërkaq ambasadorja pak më vonë, ndërkaq edhe paralajmëroi edhe ndryshime në përbërjen diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë disa herë janë prishur si pasojë e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Autoritet serbe, së fundmi disa herë kanë paralajmëruar se Serbia do të sillet me Maqedoninë, ashtu sikur sillet Maqedonia me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button